Aurela Hoxha e ka pritur ditëlindjen me të birin dhe miqtë e saj më të mirë. Me siguri dhe partneri ka qenë aty, por ajo nuk ka ndërmend të na e tregojë.
Atmosfera ka qenë shumë e ëmbël dhe modelja shfaqet e qeshur në ato copëza urimesh që miqtë e saj kanë publikuar. Mes trëndafilash, shumë tullumbacesh dhe plot ëmbëlsirash, Aurela shkroi numrin 27, pra e ka fjalën se ka pritur 27-vjetorin.
Po sa vjeç mbush në të vërtetë modelja e njohur? Ne kemi bërë një kërkim në median e shkruar ndër vite dhe nga artikujt në portale, rezulton që Aurela ka vite që shkruan për 27-vjetorin e saj, që në 2018-n.
Por kot nuk thonë: Njeriu është aq sa do vetë. Dhe Aurela ka vendosur të ndalojë te 27-a.