660 turistë, 532 prej të cilëve nga SHBA-ja, mbërritën mëngjesin e sotëm me kroçerën “Prinsendam”.

Ata kanë zbarkuar në qytet duke ecur grupe-grupe nëpër rrugë, për të vijuar më pas sipas programit, me vizitat në qendrat arkeologjike dhe muzeale të Durrësit.

Një pjesë e tyre gjithashtu do të udhëtojnë të organizuar me autobusë drejt qyteteve historike të Krujës e Beratit, si dhe drejt Tiranës.

532 prej turistëve janë shtetas nga SHBA, 47nga Kanadaja, 34 nga Australia, 15 nga Anglia. Pjesa tjetër janë turistë nga Austria, Brazili, Kroacia, Qipro, Franca, Gjermania, Greqia, India, Indonezia, Japonia, Zelanda e Re, Holanda, Filipinet, Rumania, Spanja dhe Suedia.