Policia greke ka arrestuar dy shqiptarë pasi u kapën me qindra dokumente identiteti false. Mësohet se në pranga ka rënë një shofer autobusi i linjës Shqipëri-Greqi dhe ndihmësi i tij, të moshës 41 dhe 38 vjeç.
Shqiptarët u arrestuan pranë qytetit të Artës, ku gjatë kontrollit në automjetin e linjës, policia u gjeti 350 karta identiteti gjermane dhe franceze false, si dhe 100 viza gjermane, po false.
Ato ishin të fshehura pas sediljes së shoferit, në brendësi të kabinës së tij.





