Qipro po shkon drejt falimentimit.

Qytetarët janë të shqetësuar për pasuritë e tyre.

Por pasanikët rusë nuk e ndalin festën.

Prej kohësh në këtë ishull janë grumbulluar miliarda euro nga miliarderët rusë.

Ata e përdorin ishullin për të pastruar para, në mënyrë që t’i përdorin me lehtësi në Perëndim.

Por ndërsa banorët e Qipros janë në hall për depozitat e vogla, rusët me depozita gjigande nuk e ndalin festën.

Të mërkurën ishte “Ladies Night” në klubin “7 Seas” në Qipro dhe më shumë se njëqind pasanike ruse u dyndën me Porsche dhe Range Rover për të festuar deri në orët e vona.

Në qytetin e Limasolit, ato kanë pasuritë e tyre, apartamente luksoze dhe makina të shtrenjta.

Në klub u bëjnë shoqëri meshkujt qipriotë, që shohin të kapin ndonjë pasanike nga vendi i acartë.