NIKOZIA, 23 shkurt 2013– I pandehuri Hosham Taleb Jakub në Qipro ka pranuar se është anëtar i grupit “Hezbullah” dhe se ka studiuar vendet që vizitohen nga turistët izraelitë.

Këtë e njoftoi agjencia Associated Press. Pranimi i të pandehurit u bë pak kohës pasi “Hezbullah” u akuzua për atentatin në aeroportin bullgar të Burgasit.

Autoritetet nuk e lidhin çështjen në Qipro me aktin terrorist në Bullgari.

Gjithsesi ka dyshime për veprime të grupit libanez në Evropë.

/th.m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/