KOSOVE – Në Prishtinë, profesorë e studentë të Fakultetit të Edukimit, ndezën sot qirinj dhe bënë nderime për viktimat e tragjedisë në shkollën fillore në Connecticut të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjatë nderimeve u tha se është zgjedhur ky fakultet që përgatit mësimdhënësit e ardhshëm për të shprehur nderime për nxënësit dhe mësimdhënësit amerikan dhe për të ngushëlluar qeverinë dhe popullin amerikan.

Udhëheqësit e Kosovës ngushëlluan presidentin e Shteteve të Bashkuara Barack Obama, sekretaren e shtetit Hillary Clinton dhe popullin amerikan për ngjarjen në Connecticut.

Në ngushëllimet e tyre ata shprehin solidaritetin me Shtetet e Bashkuara dhe familjarët e viktimave.