Qendra Kulturore e Fëmijëve Durrës ka marrë pjesë në festivalin e V të këngës në “Junior Fest 2022” të zhvilluar në Maqedoninë e Veriut, në qytetin e Gostivarit.
Solistja e QKF Durrës, Violeta Beshiri u paraqit në këtë festival me këngën “Mbi krahet e tu” me muzikë të Ylli Ramzotit dhe tekstin nga Mimoza Tole.
Juria profesionale e përbërë nga 7 anëtarë e vleresoi këngëtaren Beshiri me çmimin “Interpretuesja” më e mirë e festivalit.
Në këtë aktivitet morën pjesë 20 këngë konkuruese nga Maqedonia e Veriut, Kosova, Mali i Zi dhe Shqipëria.