Qendra Kulturore e Fëmijëve në Durrës ka organizuar Festivalin e VII të Ansambleve Popullore me pjesëmarrje të shkollave 9-vjeçare të bashkisë.
Aktiviteti i cili u zhvillua në ambientet e Teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, nisi më 21 shkurt dhe përfundoi me finalen e ditës së djeshme, ku u shpërndanë dhe çmimet për secilën kategori pjesëmarrëse.
Kategoria 1
Shfaqja më e mirë për lojën popullore (vajzash) e fitoi shkolla “Ibrahim Kodra”.
Vendin e parë Valle Popullore e fitoi shkolla “Mihal Ekonomi”;
Vendin e parë Valle e Stilizuar e fitoi shkolla “Nënë Tereza”;
Vendi e parë Valle Popullore e fitoi shkolla “Migjeni”, të dytin shkolla “Mihal Ekonomi, ndërsa të tretin “Ibrahim Kodra”.
Vendin e parë Këngë Popullore e fitoi nxënësja Kejtlin Gjata nga shkolla “Ibrahim Kodra”, vendin e dytë e fitoi Ajla Kamberi nga shkolla “Turgut Ozal”, ndërsa vendin e tretë nxësi Arbëri Dajko, nga shkolla “Viçenc Prendushi”.
Kategoria 2
Çmimin e parë për valle popullore (vajzash) e fitoi shkolla “Vasli Ziu”;
Çmimet e dyta për valle popullore i fituan shkollat: “Jusuf Puka dhe “Migjeni”
Çmimi e treta për valle popullore i fituan shkollat: “Marie Kaçulini”, “Pal Zefi”, “Eneida”.
Vendin e parë për këngë popullore e fitoi nxënësja Viola Gjyzeli nga shkolla “Migjeni”.
Çmimet e dyta për këngë popullore i fituan nxënësja Ajlis Disha nga shkolla “Migjeni” dhe Grupi Polifonik nga shkolla “Qemal Mici”.
Çmimin e tretë e fitoi nxënësja Amariliz Percakaj nga shkolla “Abedin Dino”.
Kategoria 3
Shfaqja më e mirë për lojën popullore e fitoi shkolla “Vasil Ziu”.
Vendin e parë për lojën popullore (vajzash) e fitoi shkolla “Mihal Ekonomi”.
Vendin e parë për valle e stilizuar e fitoi shkolla “Nënë Tereza”, të dytin shkolla “Viçenc Prendushi”, ndërsa çmimin e tretë shkolla ” 14 Nëntori”.
Çmimin e parë për valle popullore e fitoi shkolla “Qemal Mici”, çmimin e dytë e fituan shkollat “Vasil Ziu” dhe “Mihal Ekonomi”, ndërsa të tretin e fituan shkollat “Isuf Ferra” dhe “Hamza Muça”.
Çmimin e parë për këngë popullore e fitoi nxënësja Violeta Beshiri nga shkolla “Mihal Ekonomi”.
Çmimin e dytë e fituan nxënësja Anja Canja nga shkolla “Mihal Ekonomi” dhe Kristel Shyti nga shkolla “Kushtrimi i Lirisë”.
Vendet e treta i fituan nxënësja Anjeza Belshaku nga shkolla “Jusuf Puka”, nxënësja Sibora Bala dhe Megan Bardho nga shkolla “Top School”.
Gjithashtu çmimin e tretë e fituan edhe nxënësja Brisilada Daci, Greisi Alla dhe Sonida Beci nga shkolla “Neim Babameto”.