Kryetarja e bashkisë Emiriana Sako ka inspektuar punimet për rikonstruksionin tërësor të Qendrës Kulturore për Fëmijë.
Pas pak muajsh në përfundim të këtij rikonstruksioni, kjo qendër do të ketë ambiente bashkëkohore ku rreth 1000 fëmijë do të frekuentojnë sektorin e Artit, Sportit dhe Shkencës.
Sako shprehet se kjo qendër do të kthehet në një hapësirë multifunksionale që do t’i shërbejë edhe më mirë nxitjes së aktiviteteve kulturore dhe argëtuese për fëmijët e Durrësit.