Mjekja Lida Shosha ka bërë një shkrim prekës për 29-vjeçarin nga Durrësi, Xhino Koça i cili një ditë më parë i dha fund jetës tragjikisht, duke u hedhur nga kati i tretë i spitalit “Shefqet Ndroqi”, ku po kurohej për Covid-19.

Shoha, mikeshe shumë e afërt me të ëmën e të riut, stilisten Lira Koça, shprehet e tronditur për vdekjen e Xhinos në lule të rinisë.

“Nuk kam fjale ngushellimi, per ty, e dashura, e embla, e hareshmja, e gezuara, njeriu me i bukur qe njoh ne ket dynja, Lira Koca Buda, per kete tragjedi te kobshme. Ketu, Fjala humbet kuptimin e saj, vendin e ze loti i shpirtit.

Largimi i Xhinos ne lule te jetes, i engjellit tend te bukur, na ka trondit pa mase. Te Zotit jemi, tek ai do shkojme.

Por Zoti im, kaq shume e deshe kete engjell , qe e shkepute nga duart e nenes qe e riti me shume dashuri birin e saj? Kush do e puthe ne mengjes, kush do i uroje naten e mire, off medet kjo jete e padrejte, qofsh mallkuar, kovid-kolere.

O Zot, jepu force ta perballojne ket dhimbje, tragjike te madhe. I bukuri i dheut o Lira ,Xhino engjelli ne zemren tende perjete.“, shkruan mjekja.