Fabio Quartararo nuk fal. Piloti francez tregoi edhe një herë se mbetet më i miri, teksa ia doli të fitojë në Çmimin e Madh të Gjermanisë (Moto Gp). Menjëherë pas tij erdhi bashkëkombasi Johan Zarco, sakaq i 3-ti doli australiani Jack Miller.
Spanjolli Aleix Espargaro mori pozicionin e katërt, në një garë ku pati ulje-ngritje për të.
Zhgënjim total i Francesco Bagnaia. Edhe pse pritej të konkurronte për vendin e parë, ai dhe Ducati i tij zhgënjyen. Ishte pikërisht Ducati që e la në baltë në fillimin e xhiros së katërt.