SHBA – Në episodin e rradhës së reality show “Kourtney & Kim Take Miami” do të ndodhë një gjë sa e pabesueshme aq dhe e papritur. Në një sekuencë të shkurtër që Us Weekly ka publikuar në website-n e saj shfaqen dy motrat Kourtney dhe Kim Kardashian tregojnë një mënyrë mjaft origjinale si shërohet një edemë në kushte shtëpie.

Motra e madhe e Kim, nënë e dy fëmijëve të vegjël, e spërkat me qumësht gjiri këmbën e motrës së saj më të vogël për ta shëruar nga sëmundja e lëkurës, nga e cila është prekur.

Kourtney nuk nguron aspak, por në prani të kamerave spërkat me qumështin e gjirit të saj zonën ku është shfaqur edema.

Fundja, jo më kot janë motra.