Pavarësisht dobive të dëshmuara dhe ngjyrës “së pafajshme” që na kujton fëmijërinë, qumështi ka anën e errët që industria e qumështit nuk dëshiron ta bëjë publik.

6 dhjetor 2014 –  Qumështi është shumë më tepër se vetëm një pije. Por, pavarësisht të gjitha hulumtimeve që nënvizojnë faktin se qumështi është i dëmshëm për njerëzit, mitet rreth qumështit ende mbizotërojnë.

Qumështi i lopës është i nevojshëm për kalcium: Pavarësisht se ju pëlqen apo jo, qumështi nuk është burimi më i mirë i kalciumit. Ndoshta mund të jetë e vështirë të besohet, por kalciumi që përmban qumështi i lopës mezi absorbohet në trupin e njeriut. Për fat të mirë, në qoftë se hiqni dorë nga qumështi, nuk do të humbisni kalciumin. Ushqime të pasura me kalcium vijnë edhe nga bota bimore, siç janë perimet e gjelbra me gjethe.

Nga qumështi i lopës do të keni kocka të forta: Ashtu siç jemi mësuar të dëgjojmë se nga qumështi marrim kalciumin, gjithashtu theksohet se nga qumështi i lopës do të kemi eshtra të fortë dhe të shëndetshëm. Në fakt, ky mit i jashtëzakonshëm është aq i rrezikshëm që shumëkush nuk mund të besojë se është i lejuar që të përdoret për qëllime të marketingut. Studimet kanë treguar se qumështi në të vërtetë harxhon kalciumin nga kockat tona dhe rrit rrezikun e frakturave, kurse në favor të kësaj është fakti se vendet me më shumë pacientë që vuajnë nga osteoporoza, janë ato ku më së shumti konsumohet qumështi.

Qumështi i lopës nuk është “i vrazhdë”: Asgjë nuk mund të fshehë anën e shëmtuar të industrisë së qumështit. Viçat ndahen nga nënat e tyre pak orë pasi vijnë në këtë botë dhe ushqehen me zëvendësues të qumështit. Nënat e tyre gjatë kësaj kohe kalojnë nëpër tortura dhe vuajtje të panevojshme. Për shkak të stresit të shkaktuar nga kushtet e këqija në ferma, sëmundjeve dhe problemeve riprodhuese, lopët bëhen të padobishme pas vetëm katër deri në pesë vjet të jetës (jetëgjatësia e tyre është rreth 25 vjet), pas së cilës dërgohen në thertore.