Ajo pozon si nje yll i vërtetë në tapetin e kuq, por si çantë ka një qenush prej pelushi dhe temina. Është vetëm 9 vjeç dhe kur luajti filmin që e bëri të famshme, ishte vetëm 5. Me krifën e saj si luaneshë dhe vështrimin kurioz ka bërë për vete gjithë botën. Quvenzhané Wallis, është kandidatja më e re në gjithë historinë e Çmimeve Oskar, për kategorinë e aktores më të mirë, për interpretimin e saj në filmin “Mbret i tokës së egër”.

U zgjodh mes 4 mijë kandidatësh për rolin Hushpuppy (i përkthyer emri do të thotë fokave me miell misri), ishte vetëm 5 vjeç dhe regjisori Benh Zeitlin mbeti i magjepsur gjatë audicionit. “Për përzgjedhjen e aktorëve kemi përdorur të njëjtin personel të fushatës elektorale të Obamës. Na u deshën plot 9 muaj dhe kemi parë 4 mijë persona për të gjetur protagonisten, por sapo mbërriti ajo, u ndez një dritë. Një gjeni si Beethoven që i binte pianos në moshën 5 vjeçare.

I vetmi problem është që, duke qenë një vajzë e vogël, nuk i kuptonte disa fjalë, por pavarësisht se ishte e vogël, sillej si një aktore e vërtetë. Nuk mu desh që të shpikja lojëra dhe strategjia në sheshxhirim, vetëm mësova të komunikoj me të me një fjalor që i përshtatej një fëmije. Të tjerat i mësoi vetë. Përpara saj shtrihet një e ardhme e sigurt”, kështu tregon regjisori për mediat italiane. Në festivalet ku ka marrë pjesë ka pozuar si një yll i vërtetë. 

Me bishtaleca, një buzëqeshje të madhe. Sapo i kanë rënë dhëmbët e qenit. Ka lindur në Luiziana dhe është më e vogla e katër fëmijëve. Tashmë është duke u përgatitur për mbrëmjen e yjeve, nën kujdesin e së ëmës, mësueses dhe babait kamionit. Ke vendosur se çfarë do të veshësh në natën e Oskarve në datën 24 shkurt? Ngjyra ime e preferuar është roza, por me të vërtetë nuk e di se çfarë të vesh në tapetin e kuq.

E vetmja gjë e sigurt është se nuk do zgjedh një fustan të gjatë. Mundet të pengohem, ta gris dhe nuk dua të bëj një figurë të shëmtuar. Ke ndonjë ëndërr? Do të më pëlqente vërtetë të takoja Beyoncé-n. Si shkon në shkollë? Jam nxënëse shumë e mirë dhe fëmijët e tjerë më trajtojnë si një person normal. Cilat janë lëndët që të pëlqejnë më shumë? Të preferuarat e mia janë matematika dhe leximi. Si të zgjodhi regjisori për rolin? Bëra një audicion kur isha 5 vjeç.

Me Benh recitova në situata të ndryshme. Më pëlqeu shumë. Çfarë mendojnë prindërit për karrierën tënde si aktore? Të mitë më mbrojnë nga gjithçka që do të thotë “të jesh i famshëm”. Kam një familje të bashkuar. Nga çfarë kishe më shumë frikë? Nuk e di. Derrat e egër në film më shkaktonin frikë, ishe e terrorizuar nga ideja që mund t’i prekja. Cili personazh i Desney-t të pëlqen? Nuk kam ndonjë në veçanti, por më pëlqen shumë Hello Kitty.