Një zjarr i madh ka shpërthyer rreth orës 15:00 pranë Qytet Studentit në kryeqytet.
Një zonë me bimësi të dendur ka marrë flakë ndërsa zjarri ka djegur plotësisht një banesë pasi për shkak të erës flakët po përparojnë me shpejtësi duke përfshirë edhe fushën sportive.
Ndërkohë që është në vendin e ngjarjes kanë shkuar zjarrëfikësit që po përpiqen të vendosin nën kontroll flakët ndërsa po evaukohen edhe banorët e zonës.





