Një mbledhje jashtë radhe do të mbahet ditën e nesërme më 16 prill nga Këshilli Bashkiak Durrës.
Në orën 18:00, anëtarët do të mblidhen në sallën e Këshillit Bashkiak, ku do të jenë 3 pika në rend dite, një ndër të cilat ka të bëjë me dhënien e titullit “Qytetar Nderi” pas vdekjes artistit të ndjerë, Mirush Kabashi.
Titulli i nderit do t’i akordohet më datë 17 prill në orën 17:00 artistit të ndarë nga jeta pak muaj më parë.
Ceremonia që do të mbahet në teatrin e Durrësit përkon me ditëlindjen e aktorit, që i dha aq shumë skenës dhe artit shqiptar.
Gjatë ceremonisë do të shfaqet ekskluzivisht intervista e fundit e Mirush Kabashit, ku ai rrëfehet për jetën dhe karrierën e tij dhe shumë detaje të tjera.
Kjo intervistë është zhvilluar në ambientet e teatrit të Durrësit, institucion në të cilin Mirush Kabashi hodhi hapat e parë në zhvillimin e karrierës së tij.
RENDI I DITËS:








