Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve ka njoftuar se edhe gjatë ditës së sotme do të ketë probleme me furnizimin me ujë të pijshëm në qytetin e Durrësit. Problemi i dy ditëve më parë që erdhi si pasojë e stakimit të energjisë elektrike në stacionin e pompimit në Fushë Kuqe nga ana e OSHEE, është zgjidhur, por mesa duket situata nuk është normalizuar akoma plotësisht.Ndërkohë i ftojmë qytetarët të marrin masa e të mos shpërdorojnë ujin që kanë në depozita gjatë ditës së sotme.

Njoftimi i UKD:

Ujësjellës Kanalizime Durrës njofton abonentët se edhe gjatë ditës së sotme do të ketë anomali në furnizimin me ujë të lagjeve të qytetit. OSHEE ka rikthyer energjinë elektrike dje rreth orës 17.00 dhe pas kësaj ore është rivënë në punë stacioni i pompave në Fushë Kuqe.  Për këtë arsye edhe gjatë ditës së sotme do të ketë probleme në furnizimin me ujë të pijshëm.  

UKD kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për këtë situatë.

Faleminderit!