Qytetarët durrsakë në masë të madhe mbështesin protestën e studentëve që ka nisur prej tre ditësh në Tiranë dhe në disa rrethe të vendit. Në mënyrë krejt rastësore, “DurrësLajm” ka pyetur qytetarët të moshave dhe gjinive të ndryshme se çfarë mendimi kanë dhe a është e drejtë protesta. Po ata vetë pse nuk i bashkohen protestës nëse janë dakord?

Pa asnjë hezitim, të gjithë qytetarët shprehen se të rinjtë që protestojnë janë e ardhmja e vendit. 

Sot një grup studentësh të UAMD-së iu bashkuan protestës së studentëve në Tiranë, ndërsa ata që nuk shkuan shprehen se janë me sezon provimesh.

Parimisht, të gjithë studentët janë dakord me kërkesat e bëra publike, pavarësisht se nuk kanë marrë pjesë në protestë.

Ndjekim opinionet.

K.H.