Kush e pengon Vetingun? Të bëhet drejtësi!
Me dhjetëra qytetarë të Durrësit, intelektualë e të shoqërisë civile janë drejtuar për të firmosur peticionin në mbështetje të reformës në drejtësi.
Kur bëhet fjalë për reformën në drejtësi të gjithë qytetarët janë të të njëtit mendim, ata thonë se ka ardhur koha që nga skena jonë politike, nga gjykatat e nga prokuroria të largohen njerëzit e korruptuar dhe ata që janë përfshirë në vepra të ndryshme penale.
Pavarësisht bindjeve politike, peticionin në Durrës vijojnë ta nënshkruajnë shumë qytetarë, të formacioneve të ndryshme politike, të moshave e gjinive të ndryshme, me të njëtin qëllim, që nga sistemi i drejtësisë të largohen ata gjyqtarë, prokurorë e nënpunës të korruptuar.
Ndjekim deklaratat.
K.H.





