Qytetarët e Kurbinit dhe të Bulqizës i janë përgjigjur thirrjes së opozitës dhe kanë dalë sot në protestë. Në Kurbin protestuesit kanë bllokuar rrugën tek rreth rrotullimi i Milotit.
Ata janë bashkuar duke bërë thirrje kundër qeverisë, si shkaktare e varfërisë, rritjes së çmimeve, falimentimit të biznesit dhe veçanërisht largimit të të rinjve nga Shqipëria.
Ndërsa protestës në qendër të Bulqizës i janë bashkuar edhe minatorët të cilët kërkojnë plotësimin e disa kërkesave. Kushtet e mjera të punës, pagat e ulta dhe mosdhënia e statusit, janë disa nga arsyet që kanë nxjerrë në rrugë minatorët e qytetit më të varfër në Shqipëri.





