Në Durrës pjesa më e madhe e aktiviteteve të biznesit janë hapur, por kjo nuk ka ndodhur me tregjet industrialë. Tregtarët e tregjeve prej datës 10 mars janë krejtësisht të papunë si pasojë e pandemisë së koronavirusit.
Bashkia si masë mbrojtëse ka vendosur një tunel dezinfektimi në tregun e fruta-perimeve, dhe çdo qytetar e tregtar duhet të kalojë fillimisht aty për të hyrë në ambientet e brendshme.
Qytetarët janë të mendimit se e njëta gjë duhet të ndodhë edhe me tregjet industrialë, që të mos bllokohet aktiviteti i tyre.
Ata e përshëndesin dhe vlerësojnë vendosjen e tunelit të dezinfektimit në treg, i cili rrit sigurinë e tyre, përsa i përket infektimit nga koronavirusi.
Janë mbi 1300 tregtarë të tregjeve industrial në Durrës të cilët kanë protestuar disa herë gjatë dy javëve të fundit për shkak se qeveria nuk iu dha pagën e luftës prej 26 mijë lekësh në muaj, ndërkohë që qëndrojnë të bllokuar.
K.H.





