Disa tërmete të fuqishme kanë lëkundur vendin orët e para të mëngjesit të sotëm.

Epiqendra e tërmeteve ka qenë 12 km vije ajrore mes Korçës dhe Ersekës, ndërkoh që lëkundjet kanë pasur manjitudë 5.3, 5 dhe 4.7 ballë.

Lëkundjet e njëpasnjëshme janë ndjerë rreth ores 06:30 të mengjesit ndërsa raportohet se kanë shkaktuar dëme materiale.

Banorët e rrethit të Korçës janë alarmuar nga lëkundjet e forta. Gjithashtu lëkundje ka pasur në Ersekë dhe Pogradec.