Një automjet është përfshirë nga flakët në Nomentano, Romë. Në makinë ndodheshin 2 persona dhe një qen, kur u përfshi nga zjarri, që shkaktoi panik mes dhjetëra qytetarëve që ndodheshin në atë kohë në sheshin Menenio Agrippa.

Personat që ndodheshin në automjet dolën menjëherë, duke evituar lëndimet dhe duke braktisur mjetin në mes të rrugës.

“E kishim çuar tek makaniku dhe na tha që ishte çdo gjë në rregulldeklaroi shoferi i makinës. Ishim duke ecur kur ndjemë erën e benzinës dhe fatmirësisht zbritëm në kohë” vijoi më tej ai.

Zjarrfikësit bënë të mundur shuarjen e flakëve pas disa minutash, ndërkohë që mjeti u dogj tërësisht. Për të parë videon kliko këtu.