Policia e Vlorës ka reaguar për të shtënat me armë zjarri të njoftuara nga qytetarët pas një përleshje mes të rinjsh në këtë qytet.
‘Në orën 18:36, në sallën operative të DVP Vlorë është marrë një njoftim se në lagjen “Lef Sallata” dyshohet se ka ndodhur një konflikt.
Policia ka shkuar menjëherë në vendin e raportuar, por deri tani nuk janë konstatuar persona të përfshirë në konflikt. Vijon puna për identifikimin e tyre dhe sqarimin e plotë të këtij rasti.
Sqarojmë se, në lidhje me një zhurmë të ngjashme me të shtënë me armë zjarri, po kryhen verifikimet përkatëse nga ana e shërbimeve të Policisë’, njofton policia.