9dhjetor 2015 – Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, publikoi mbrëmë një fletë me dëmet që protestuesit e opozitës shkaktuan pas trazirave. Mes tyre janë dhe 87 persona që urinuan në publik, sipas Velliaj. Por, qytetarët ngrenë pyetjet në facebook, aty ku u postua dhe gjoba drejtuar PD-së. “Si i numërove 87 personat që urinuan në publik?” ngrejnë pyetjen ata. Të tjerë kanë nxjerrë dhe një tjetër gafë të kryebashkiakut. Sipas tyre, shuma e gjobave nuk është 163 milionë lekë të vjetra, por 192 milionë lekë të vjetra. “Kështu është kur e zë vendin si militant”, ironizojnë ata.
/portali DurrësLajm/





