Qytetarët do të dalin sërish sot në protestë kundër rritjes së çmimeve.
Protesta pritet të nisë në Sheshin Skënderbej, dhe më pas të zbresë në drejtim të kryeministrisë, ku do të mbahen dhe fjalime të ndryshme nga aktivistë apo qytetarë.
Që nga protesta e parë, që u mbajt afro dy javë më parë, kanë ndryshuar disa gjëra, me qeverinë që ka ngritur dy borde, për monitorimin e çmimeve të karburanteve dhe të ushqimeve të shportës.