Pas denoncimit nga qytetarët, policia ka arrestuar dy persona gjatë një aksioni në Konispol të Sarandës.

Në pranga ka rënë shoferi dhe pasagjeri, L.K. 53 vjeç dhe J.Sh. 31 vjeç, të dy nga Gjirokastra, pasi uniformat blu kishin marrë denoncime nga qytetarët për një makinë të dyshimtë pranë fshatit Mursi.

Gjatë kontrollit në mjet, u zbuluan dhe sekuestruan 10 kg marijuanë. Dy të arrestuarit akuzohen për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.