Shoqëria civile, “Nisma Thurje” e Endri Shabanit gjithashtu edhe “Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt, janë bashkuar sot para SPAK në shenjë soliditeti për ketë institucion pas arrestimit të Veliajt, në dyshimet të veprës penale të korrupsionit dhe të pastrimit të parave.
Ata kërkojnë mbështetje për SPAK, pasi sipas tyre është SPAK po godet, siç e quajnë ata aleancën e qelbësirave.
Gjatë fjalës së tij Shabnai tha se “SPAK ka mbështetjen e popullit shqiptar”.
“Jemi te gjithe bashkë kunder aleancës së qelbësirave. Jemi këtu për të mbështetur SPAK-un. Edi Rama doli haptazi duke sulmuar SPAK. Rama po prish provat, po intimidon dëshmitarët, ka shkuar në zyrën e Bashkisë dhe ka uzurpuar pushtetin vendor, ka dalë nga shinat. SPAK ka mbështetjen e popullit shqiptar. Kushdo që vjedh popullin shqiptar e ka vendin te burgu 313, te burgu i Durrësit, te burgu i Elbasanit. Askush mos të synojë politikën për të vjedhur popullin shqiptar“, tha Shabani.