Ish-ministri i brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar pas debatit dhe denoncimeve për zhvendosjen e vendbanimit të disa qytetarëve për të cilën opozita akuzon mazhorancën se po e përdor për interesa të saj në zgjedhjet e 25 prillit.

Lleshaj thotë se në fillim të tetorit janë publikuar 2 ekstrakte të listave zgjedhore dhe deri më tani asnjë ankesë konkrete për “lëvizje nga qendrat e votimit” nuk është provuar.

Po ashu ai shton se nuk ekziston mundësia që dikush të luajë me listat e zgjedhësve. Lleshaj akuzon opozitën se dikur i kanë bërë vetë këto kur ishin në pushtet dhe nga frika parazgjedhore dezinformojnë publikun.

Nga ana tjetër një prej zërave të opozitës që ka denoncuar këtë fenomen është ish-deputeti Vangjel Tavo që pretendon se i kanë ndryshuar vendbanimin nga Dropulli në Tiranë.

Ai madje ka nxjerrë një dokument së fundmi ku rezulton se banon aktualisht në njësinë nr.10 Tiranë.