Një person ka hipur te skelat e Muzeut Historik Kombëtar në qendër të Tiranës dhe kërcënon se do të hidhet nga lartësia.
Ne vendin e ngjarjes kanë shkuar ambulanca, zjarrfikësja dhe policia, që është duke negociuar me personin që kërcënon vetëvrasjen.
NJOFTIMI I POLICISË
Rreth orës 09:30, Salla operative ka marrë njoftim se në Qendër, tek “Muzeu Kombëtar i Tiranës” shtetasi A. J., po tenton të hidhet nga lartësia e një ndërtese aty në afërsi.
Menjeherë në vendngjarje kanë shkuar sherbimet e Policisë të cilit po negociojnë me shtetasin A. J., për zbritjen e tij.
Gjithashtu në vendngjarja janë sherbimet e ambulancës dhe zjarrfikses.
Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.





