Një qytetar është ndjerë keq pasditen e sotme në zonën e Shkozetit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30.

Sipas dëshmitarëve, kalimtarë të rastit dhe personeli i një restoranti aty pranë i kanë ofruar ndihmën e parë, ndërsa është njoftuar shërbimi i urgjencës në numrin 126. Pas rreth 15 minutash, një ambulancë e Spitalit Rajonal të Durrësit mbërriti në vendngjarje dhe transportoi të sëmurin drejt urgjencës për trajtim mjekësor.

Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e qytetarit.