E ndërsa e gjithë vëmendja ishte përqëndruar te vizita e Erdogan, një qytetar bie pa ndjenja në qendër të Tiranës.
Ngjarja ka ndodhur shumë pranë vendit ku është zhvilluar edhe ceremonia e përurimit të xhamisë së ‘Et’hem Beut’ nga Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.
Qytetari ka qëndruar i shtrirë në asfalt pë minuta të tëra deri sa ka mbërritur policia.
Ende nuk dihen arsyet pse qytetari humbi ndjenjat.
Ai u transportua me ambulancë drejt spitalit.





