Rreth orës 14.30, shtetasi S.K., banues në fshatin Xibër, ka telefonuar në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Mat, dhe paraprakisht ka dhënë deklarata kontradiktore në lidhje me një konflikt që ka pasur me tre persona.
Fillimisht ka deklaruar se është goditur me grushte nga tre persona, të pa identifikuar nga ana e tij, ndërsa më pas ka deklaruar se është goditur me sende të forta nga këta persona.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe vërtetësinë e deklaratave të këtij shtetasi, si dhe për identifikimin e personave që dyshohet se janë përfshirë në këtë konflikt.