Kreu i LSI-së në Durrës, Lefter Koka, njëherësh deputet i qytetit bregdetar kritikoi në një postim të tij 4 këshilltarët bashkiakë të partisë së tij që thyen vendimin e grupit dhe morën pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, paraditen e sotme.
Po ndërkohë një nga komentuesit e statusit të Kokës, i kujton këtij të fundit se e ka gabim, pasi sipas tij ishte PS-ja që e bëri të famshëm dhe tashmë ka ardhur koha të kthehet sërish pranë saj.
“ZOTI KOKA GABIM INI JU KESHILLTARET E LSI KWNE BERE DETYREM NDA BUXHETIT TE QYTETAREVE DHE PS .SE ASAJ I PERKASIN ..EDHE TI PS TE BERI TE FWMSHEM .KTHEU NE PS ..MOS RI TJU DREJTOJE NJE IDJOTE SI MONA …”, komenton qytetari.
Të njëjtin mendim ndan edhe një komentues tjetër, sipas të cilit LSI nuk ekziston më, sepse nuk e ndjek njeri pas veprimeve idiote (siç i cilëson ai) që bën Kryemadhi: "Akoma nuk po e kuptoni se LSI nuk ka, se nuk ka kush te vej pas Monikes me veprimet idiote qe bene dhe se e srdhmja e saj eshte mbyllur".





