Bujar Duraj është një qytetar nga Durrësi, që ka dalë sot përpara kamerave për t’u ankuar publikisht për mbifaturimet që i kanë bërë faturistët e OSHEE-së, dhe në shpresë për të gjetur zgjidhje përmes medias për problemin e tij që e shqetëson prej 3 muajsh.
“Kur shkova për të paguar dritat pashë një mbifaturim të madh. Më thanë bëj ankesë. E bëra ankesën, shkova pas një muaji, më thonë që kjo kërkesë që ke bërë ti nuk ka kaluar sepse s’ka pasur internet. Bëra një tjetër dhe për 45 ditë duhej të vinte përgjigja. Sot që kam dalë përpara jush, kanë kaluar 3 muaj dhe më thonë sërish “PRIT” dhe vazhdojnë më faturojnë çdo muaj nga 100 mijë lekë të vjetër. Nga OSHEE më thonë vetëm të pres, ndërkohë që faturimet vazhdojnë çdo muaj”, ankohet Duraj.
Në Durrës ka pasur vazhdimisht ankesa nga konsumatorët për shkak të mbifaturimeve të padrejta.





