Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot denoncimin e një qytetari nga Durrësi që i ankohet për rregullin e ri që po aplikohet, i cili konsiston në faktin qe rinovimi i licensave të punonjësve të policive private të mos bëhet më në komisariatet e policisë por tek policitë private në Tiranë.
Qytetari shtron pyetjet se pse nuk duhet të paguhen 20 mijë lekët e reja në shtet, por në privat dhe nëse qeveria është në dijeni apo ka dhënë një tjetër PPP.
POSTIMI I PLOTË
Nje gjobe e re per policine private!
Shkoni si vjedhin ne çdo gje qeveritaret. sb
Z Berisha deshiroj te jeni mire. Desha te ju ve ne dijeni se na paska dal nje ligj qe licensat e reja te policeve te policise private u dashkan te rinovohen duke ridhene provimin. Kjo ska asnje problem. Por problemi eshte se provimi me nuk behet ne Drejtorite e policise por ne policite private si psh Pelikani qe eshe shrsf dhe duhet te paguash 20 mije leke te reja plus shpenzime nga qyteti ku banojme deri ne tirane. Pse duhet te paguajme para nje firme private per rinovim licensash ? Pse nuk jepen me ne shtet ? Psh firma Gjoka + A shoqeri e ruajtjes se sigurise fizike, kerkon rinovimin duke dhene provimin ne tirane. Keshtu e deklaron dhe perfaqesuesi i Komisariatit te Durresit. Cfare jane keto Ppp ? Pak lek kane prap duhen ? Madje po ty hysh mire e mire firmat private kane police pa siguracione, pa kontrata ose dhe me kontrata fiktive. Ndryshe shkruajne ne kontrata e ndryshe paguajne ne banke. Qeveria ose ja fut gjume dhe ppp bejne namin ose eshte me to. Me respekt Ll. B Durres. Ju lutem postojeni ne faqe dhe ngrijeni kete shqetesim ne parlament.





