“Personi në foto erdhi në urgjencën e Durrësit. Shkaku, pusetat e hapura të Vangjushit! Nga rrëzimi në puset sa nuk theu brinjët”.
Ky është denoncimi që bën një qytetar nga Durrësi duke publikuar foton e të dëmtuarit te “Jeta osh qef”. Sipas tij, qytetari ka rënë në një puset dhe për këtë bën fajtor kryebashkiakun Vangjush Dakon.
Për fatin e keq të një qyteti si Durrësi, pusetat e hapura janë një problem i kahershëm në shumë rrugë. Ato bëhen edhe më të rrezikshme në ditët kur bie shi, kur rrugët përmbyten dhe kalimtarët mund të bien në to duke rrezikuar edhe jetën.





