Ngjarje jo të hijshme kanë ndodhur sot në Mitrovicë gjatë vizitës së Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit për fushatë elektorale.

Mediat kosovare raportojnë se gjatë një tubimi, një qytetar ka ofenduar Albin Kurtin madje tentoi dhe ta sulmojë kreun e LVV fizikisht. Nga ana tjetër, në mbrojtje Kurtit i ka dalë kryetari i Komunës, Agim Bahtiri duke dashur edhe të konfliktohet me qytetarin.

Ky nuk ishte incidenti i vetëm, pasi në veri të Mitrovicës mbështetës të Listës Serbe kanë dalë dhe fyer Albin Kurtin.