Qytetarë të shumtë janë tmerruar, ndërsa në shkallët poshtë Xhamisë së Madhe një të riu i ka rënë të fikët, duke mbetur pa frymë. Një djalë i ri rreth moshës 20 vjeç ka qenë duke qëndruar tek shkallët në krah të Amfiteatrit Romak, ndërsa është rrëzuar pa ndjenja. Qytetarët kanë lajmëruar menjëherë autoambulancën, që sipas tyre ka mbërritur për katër minuta dhe ka transportuar drejt urgjencës djaloshin.
Qytetarë të shumtë kanë tentuar t’i japin ndihmën e parë të riut që u ‘plandos’ në shkallë. Ambulanca iu drejtua me shpejtësi spitalit, ku i riu mori edhe ndihmën e nevojshme mjekësore. Operatori i i “Durrës Lajm” sjell edhe videon e mëposhtme.
K.H.