Kryedemokrati Lulzim Basha gjatë takimeve të shumta me banorët e Tiranës,  është ndalur nga një e moshur, e cila e simpatizon shumë, e falenderon dhe i uron të mirat.

Gjatë bashkëbisedimin me liderin demokrat, e moshuara nuk i kurseu falënderimet dhe shtoi se për 30 vite i është “regjur shpirti”. Ndërkohë, Basha ia ktheu lëvdatat me një falenderim të përzemërt.

“Zoti ta zbardhtë faqen, siç e ke”, i thotë ajo Bashës. Ndërkohë lideri i opozitës shkruan mbi videon e publikuar: Së bashku do të sjellim ndryshimin dhe Shqipëria do të fitojë!