Një qytetare e Durrësit, ankohet pranë redaksisë së DurrësLajm për praninë e qenve të shumtë të rrugës, në lagjet e qytetit, të cilët në disa raste tregohen agresivë.
Sipas saj, ajo dhe babai i saj janë kafshuar nga qentë, ndërkohë që frika më e madhe e banorëve janë fëmijët, të cilët kthehen vetëm nga shkolla.
“Pershendetje, jam nje banore e lagjes 14 ne Shkozet, prane aibes, tek palatet e bashkise . Mir qe rruga esht cop-cop por po kemi frike te hyjme ne shtepiat tona prej qenve rrugace ne lagje. Me kan kafshuar mua, sot me kan kafshuar babin. Ju lutem beni dicka se kemi femijet neper shkolla dhe kthehen vetem. Ju lutem te bejne dicka”,- shkruan qytetarja.
Në periudha të caktuara kohe, qentë e rrugës qenë kthyer në problem serioz në lagje të ndryshme të qytetit. Në shumë raste, shoqata zviceriane “Jeta, kafshët dhe njerëzit” ka ndërhyrë duke i sterilizuar për të penguar shumimin e tyre si dhe për t’i ulur agresivitetin, por nuk kanë munguar rastet në të kaluarën, që qentë e rrugës janë vrarë, për të evituar shtimin e mëtejshëm të tyre.





