Revista “Condé Nast Traveller” publikon çdo vit, pas votimit të lexuesve të saj, listën me 10 qytetet më të mira në Evropës, pas votimit nga ana e lexuesve të saj. Në këtë numër të fundit qytetet e përzgjedhura janë njëri më romantike se tjetri.

Secili qytet sigurisht që meriton më shumë se një foto dhe një paragraf përshkrues, megjithatë përmes këtij artikulli do përpiqemi t’ju përcjellim një shije nga 10 qytetet magjike të Evropës, të cilat në se si keni vizituar bëni mirë ti shtoni ne listën tuaj të udhetimeve.

Venecia, Itali

Qyteti i mrekullueshem bashkë me lagunën e tij është pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO dhe njëkohësisht një nga vendet më romantike në botë.

Salzburg, Austri

Qyteti që lindi Mozarti është qyteti i dytë turistik i Austrisë pas Vjenës, dhe sfondi i shkëlqyer e justifikon plotësisht këtë

Londra, Angli

Qyteti që mrekullon me stilin e tij çdo visitor ka mijëra vende për të vizituar. Përveç arkitekturës së përgjithshme dhe ndërtesave si Tower Bridge, pallati Buckingham, dhe natyrisht, Big Ben.

Bruges, Belgjikë

Quhet “Venecia e Veriut”, për shkak të kanaleve të saj, por për shumë Bruges edhe më romantike dhe mbresëlënëse se sa rivalja e saj italiane.

Pragë, Çeki

Qyteti më i madh i Çekisë, është në çdo cep i magjishëm. Bukurinë e saj dhe historinë përallore nuk arrijnë ta fshehin as turistët që çdo vit janë edhe më shumë.

Paris, Francë

Qyteti i dritave, i modës që në çdo moment është i gatshëm t’ju surprizojë. Kulla Eifel, Muzeu i Luvrit e Notre Dame janë disa nga arsyet që duhet të vizitoni këtë qytet. Edhe pse Parisi nuk ka nevojë për arsye për ta vizituar.

Budapest, Hungari

Budapesti është me të vërtetë princesha e Dunubit. Kryeqyteti më atmosferik i Evropës qendrore.

Firence, Itali

Qyteti i Dantes, Da Vinci-t dhe Michelangelo-s është qyteti që praktikisht “lindi” Rilindjen, duke ndriçuar gjithë Evropën.