Një nga projektet më ambicioze të epokës sovjetike, i njohur si “Atlantida Sovjetike”, po shkon drejt fundit. Qyteti lundrues Neft Daşları, ndërtuar mbi Detin Kaspik në brigjet e Azerbajxhanit, po fundoset ngadalë, duke shënuar fundin e një epoke industriale.
I ndërtuar në vitin 1949 me urdhër të Josif Stalin, kjo platformë gjigante nafte u kthye shpejt në një qytet të vërtetë mbi ujë. Në kulmin e zhvillimit të tij, Neft Daşları kishte:
- Rreth 2,000 puse nafte
- Mbi 160 km urë lidhëse
- 320 impiante prodhimi
- 96 km tubacione
- Dhe infrastrukturë të plotë për jetesë: banesa, spital, teatër, stadium futbolli e madje edhe një pistë për helikopterë.
Pas rënies së Bashkimit Sovjetik, mirëmbajtja e qytetit u bë e pamundur. Deri në vitin 2012, vetëm 30 km rrugë lidhëse mbetën funksionale.
Aktualisht, Neft Daşları ka ende rreth 2,500 banorë dhe vlerësohet se nën të ndodhen rreth 30 milionë tonë naftë, por infrastruktura e degraduar dhe ndryshimet klimaterike kanë bërë që qyteti të përjetojë rrënim të shpejtë.
E quajtur shpesh si një “Atlantidë moderne”, kjo platformë që dikur përfaqësonte fuqinë industriale të një superfuqie, sot është simbol i rrënimit dhe harresës në mes të detit.