BOSTON 19 prill 2013– 1 milion banorë, por asnjë që qarkullon në rrugë. Të gjithë të mbyllur brenda shtëpive të tyre duke përgjuar pas dritareve dhe duke shpresuar që ankthi i tyre të merrte fund sa më parë. Kjo ishte panorama që të ofronte sot qyteti i Bostonit, ndërsa policia amerikane kishte ndërmarrë një operacion të gjerë për të prangosur dy autorët e shpërthimeve të së henës.

Rrugët ishin boshatosur pas apelit të lëshuar nga autoritetet, të cilat bënë thirrje që njerëzit të evitonin daljet ndërsa policia po gjurmonte dy vëllezërit vrasës nga Çeçenia.

Transporti urban dhe ai hekurushor në qytet u ndërprenë deri në një urdhër të dytë. Duke marrë parasysh rrezikshmërinë që paraqesnin dy autorët e shpërthimeve në Boston policia kërkoi bashkëpunimin e popullatës për të evituar përshkallëzimin e situatës që i kushtoi jetën një polici si dhe njërit prej vëllezërve vrasës.

/m.b. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/