Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar pamjet alarmante nga Durrësi, ku reshjet intensive të pandërprera të shiut kanë shkaktuar përmbytje të rënda në zona të banuara dhe akse rrugore kryesore.
Në videon e shpërndarë në rrjetet sociale, shihen rrugë tërësisht të mbuluara nga uji, automjete të bllokuara dhe qytetarë të detyruar të lëvizin në kushte të vështira.
“Durrësi i Betonit apo Gjushit dhe Ramaduros!”, shkruan Berisha krahas videos, duke e cilësuar gjendjen si pasojë të drejtpërdrejtë të betonizimit pa kriter dhe keqmenaxhimit të qytetit.





