Kroacia u godit në ditët e fundit të vitit nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter. Toka u trondit fort mesditën e 29 dhjetorit, ndërkohë që autoritetet kroate ditën e sotme kanë dalë në përfundime të faktuara se epiqendra e tërmetit, qyteti Petrinja, është goditur nga 28 dhjetori deri më sot nga plot 374 tërmete.
Deri më tani janë 7 viktima dhe 26 të plagosur, teksa pamjet filmike nga Kroacia ishin të ngjashme me ato të Shqipërisë më 26 nëntor 2019.
Ndërkohë pamjet satelitore nga platforma Sentinel-1, treguan se zona më e gjerë e Petrinjës u ul me më shumë se 12 centimetra, ndërsa zona në anën tjetër, rreth Glinska Poljana, u rrit për shtatë centimetra.
Petrinja nuk ishte i vetmi qytet që u godit, pasi në Sisak-Moslavina u shkatërruan thuajse të gjitha shtëpitë kurse nga lëkundjet u prekën dhe Zagrebi si dhe shtetet fqinje Sllovenia, Bosnja dhe Serbia.





