Mos u çudisni aspak kur ju themi që Cameron Corner, që shtrihet në kufijtë e Queensland, New South Wales dhe Australisë së Jugut, feston tre herë Vitin e Ri.

Për shkak të pozitës unike, qyteti i vogël australian ndodhet mes tri zonave kohore të tre shteteve, që janë secila 30 minuta njëra pas tjetrës.

Kjo gjë bën që banorët në çdo prag Viti të Ri, shkojnë në tre kënde të ndryshme dhe për çdo gjysmë ore numërojnë së prapthi për të festuar natën e ndërrimit të viteve.

Qyteti ka vetëm dy banorë të përhershëm, por në fund të vitit turma të mëdha njerëzish mblidhen për të festuar aty.