Një 69-vjeçar ka humbur jetën këtë të diel pasi ra aksidentalisht nga karroceria e një zetori në qytetin e Korçës.
Sipas njoftimit të policisë, shtetasi me iniciale F.Xh., është transportuar me urgjencë në spital, por fatkeqësisht nuk ia ka dalë dot.
Ndërkohë, drejtuesi i mjetit shtetasi me iniciale B. M., 26 vjeç, u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.
“Rreth orës 14:30, në urgjencën e Spitalit Korçë, ëshë dërguar nga familjarët në gjendje të rëndë shëndetsore shtetasi F. Xh., rreth 69 vjeç, i cili dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga karroceria e një zetori.
Si pasojë e plagëve të marra ky shtetas ka ndërruar jetë më spital. Gjithashtu mjeti tip zetor është bllokuar në cilësinë e provës materiale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.