Një marinar ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe fatkeqësisht ka ndërruar jetë brenda bordit të anijes.
Bëhet fjalë për 18-vjeçarin Anri Mikeladze, shtetas gjeorgjian, me vendlindje në Batumi.
Ngjarja është regjistruar pak minuta më parë teksa anija tregtare ishte nisur nga porti i Durrësit.
Menjëherë pjestarët e ekuipazhit kanë lajmëruar autoritetet dhe menjëherë është nisur Flota Detare, e cila ka marrë trupin e pajetë të 18 vjeçarit duke e sjellë në portin e Durrësit dhe më pas drejt morgut ku pritet edhe t’i bëhet autopsia.





