Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Qerret të Kavajës, ku një 40-vjeçar ka humbur jetën pasi ra në kontakt me energjinë elektrike.

Sipas uniformave blu, ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:45, kur 40-vjeçar R.R. ishte duke shtruar një linjë interneti dhe dyshohet se ra në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë humbi jetën.

“Rreth orës 11:45, në lagjen Qerret, Kavajë, shtetasi R. R., 40 vjeç, duke shtruar një linjë interneti dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën”, njofton policia.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.